Raportohet se presidenti kroat ka urdhëruar ndërprerjen e plotë të bashkëpunimit ushtarak të Kroacisë me Izraelin

Dy muaj e gjysmë pas seancës së Këshillit të Mbrojtjes, RTL raporton se ushtria kroate nuk ka pasur asnjë bashkëpunim me ushtrinë izraelite që atëherë. Ata deklarojnë se ky është një urdhër nga Komandanti Suprem dhe Presidenti Zoran Milanoviq , i cili e informoi Kryeministrin për urdhrin e tij në Këshillin e Mbrojtjes më 23 maj.

Ata zbulojnë gjithashtu se ai i kërkoi qeverisë të ndalonte tregtinë e armëve me Izraelin.

Presidenti i Republikës dhe Komandanti Suprem i Forcave të Armatosura Kroate, Zoran Milanoviq, brenda kompetencave të tij kushtetuese, urdhëroi Forcat e Armatosura Kroate të ndërpresin të gjitha format e bashkëpunimit ushtarak me ushtrinë izraelite në maj të këtij viti, thekson raportimi.

Publiku nuk është informuar deri më tani për këtë vendim, por Ministria e Mbrojtjes pretendon se Kroacia nuk ka bashkëpunim ushtarak me Izraelin. Siç raporton tutje RTL , takimet për shkëmbim përvojash me palën izraelite janë anuluar për shkak të vendimit të presidentit.

“Ne nuk duhet të kemi të bëjmë fare me një vend të tillë, është një politikë kriminale”,  tha së fundmi presidenti kroat për Izraelin.

Lexo edhe:  “Kam me iu vra si leprat, dy gjaqe m’i keni borxh”/ Burri në Pejë kërcënon kunatin e motrës, arrestohet nga Policia