Raportohet se Arben Vitia do të rikthehet si ministër
Sot janë bërë 76 ditë që Kosova nuk ka ministër të Shëndetësisë.
Kjo pasi Rifat Latifi më 6 tetor dha dorëheqje nga ky post.
Klan Kosova përmes burimeve të sigurta mëson se në Lëvizjen Vetëvendosje është propozuar që Arben Vitia sërish ta drejtojë këtë ministri.
Ai ka qenë ministër i këtij dikasteri në Qeverinë Kurti 1 dhe 2. Mirëpo i njëjti dha dorëheqje për shkak të garës për kryetar të Prishtinës ku ai ishte kandidat.
Klan Kosova e ka telefonuar Vitinë për ta konfirmuar nëse kthimi i tij në krye të kësaj ministrie është punë e kryer, mirëpo i njëjti ka thënë se ndodhet në një takim të rëndësishëm dhe se një gjë të tillë nuk mund ta konfirmojë.