Ramush Haradinaj viziton dhe i uron mirëseardhje Nasim Haradinajt
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i ka shkuar në vizitë Nasim Haradinajt, pas lirimit të tij.
Haradinaj pos të tjerash ka uruar mirëseardhjen e Nasimit në familje.
“Sot i urova mirëseardhje në familje, Nasim Haradinajt”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.
Ish-nënkryetari i OVL UÇK-së Nasim Haradinaj, është liruar nga Haga më 14 dhjetor të vitit 2023.