Ramush Haradinaj: Falënderues ndaj gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës për shërbimin ndaj Atdheut
Pas Albin Kurtit edhe Ramush Haradinaj ka vizituar policin e plagosur në Veri.
Kryetari i AAK-së i ka uruar shërim të shpejtë policit, Ekren Neziri, shkruan Jepi zë.
Haradinaj ka falenderuar edhe stafin shëndetësor për kujdesin e treguar ndaj zyrtarit policor.
Postimi i plotë:
Falënderues ndaj gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës për shërbimin ndaj Atdheut, në këtë situatë të brishtë në veri të vendit.
Policit të plagosur, Ekrem Neziri, i urova shërim të shpejtë.
Falënderoj të gjithë ekipin mjekësor në QKUK për kujdesin ndaj tij.
Kushdo që përballet me Policinë e Kosovës, të japë llogari para Drejtësisë!