Ramush Haradinaj e pranon se e shajti Kurtin në takim

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zbuluar detaje nga një takim i tij me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, raporton Gazeta Sinjali.

Haradinaj ka thënë se për të mirën e vendit, i ka dhënë kritika Kurtit.

“Unë po i tregoj që po të shihet mashtrimi, s’është kah të bënë punë. Tregoju njerëzve sinqert që gjendja është ndryshe… I kam thënë Kurtit në zyrë të vet ‘dil prej këtij qorrsokaku që je ka hyn në Veri, se po ia kan nanën vetit po edhe vendit. Pse ia kam thanë , se mu mdhem veni, nuk e kom problem një Albin Kurt”, tha ai në Pressing.

Kryetari i AAK-së nuk tregoi se si reagoi Kurti pas këtyre fjalëve.

Më pas ai tregoi edhe për takimin e fundit që ka pasur me Kurtin, ku kanë folur për situatën në Veri.

Haradinaj tha se e ka pyetur Kurtin se “ku e ke hallin që nuk po e pranon propozimin amerikan?”

Lexo edhe:  Këta janë asamblistët e Vetëvendosjes që dyshohet se u përleshën mes veti