Rama s’u bëri zgjidhje: Qentë mbyten me helm në Prishtinë

Mëngjesin e të hënës së 3 qershorit, u gjetën tre qen të shtrirë në lagjen “4 Llullat” në kryeqytet, si pasojë e dyshimit për helmim. Dyshimin e menduar e faktuan Agjencia për Ushqim dhe Veterinari, që dolën në vendngjarje menjëherë.
Për “Ju Flet Prishtinën”, zëdhënësi i kësaj agjencie, Lamir Thaçi tha se ekziston një fakt i fortë mbështetës që vërteton dyshimin e ngritur për helmim, kjo se, në produktin që qentë ishin duke konsumuar janë gjetur insekte të ngordhura.

Por se me çfarë u helmuan tre qentë endacakë dhe njëri nga ta me pronar, nga kjo agjenci thanë se do të bëhet e ditur pas hetimeve të bëra nga organet e rendit.

Vrasjen e qenve e dënoi edhe Komuna, që gjithashtu deklaruan se bashkëndjejnë me qytetarët për problemin me qentë endacakë dhe sulmet që ua kanë bërë këta të fundit.

Për qentë e helmuar, reagim jo fortë të butë pati nga Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve, që e vlerësuan si vepër mizore se siç thonë, është bërë dukuri e shpeshtë në krejt vendin.

Sipas tyre, mosdënimi i këtyre rasteve inkurajon për veprime edhe më mizore në të ardhmen.

Ani se me qëllim të mirë, iniciativën për adoptimin e qenve në rrugë, ky fondacion po e sheh si të gabuar, pasi motivi financiar siç e quajnë ata, nuk tërheq njerëz që kanë prioritet mirëqenien e kafshëve.

Krahas kësaj, nga komuna po deklarojnë se kjo pjesë po ecën mjaft mirë në gjithë kryeqytetin e përtej.

Lexo edhe:  E pazakontë: Gjilanasi e detyron gruan të zhvishet dhe të qëndrojë lakuriq para fëmijës pas një konflikti