Rama për Lulzim Hetemin: S’ka më logjikë që i vetëvendosuri i vetëburgosur të qëndrojë në atë godinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nuk e ka kuptuar qëndresën e Lulzim Hetemit, kryetarit të Komunës së Leposaviqit, në këtë objekt.

Rama në një konferencë të jashtëzakonshme për media ka thënë se nuk ka kuptim qëndrimi i mëtejshëm në objektin komunal të Leposaviqit nga ana e Hetemit, kur krijohen kushtet për zgjedhje në veri, shkruan Gazeta Insajderi.

“Nuk funksionon dot as funksionet bazike të një njeriu të lirë normal dhe të dali të marrë ajër jashtë godinës. Ajo që u bë me zgjedhjet është gjëja e duhur. Por, ajo u bë që edhe bashkitë, komunat me shumicë dërrmuese serbe të qeverisin shqiptarët. S’u bë për këtë. Ajo u bë për t’iu thënë serbëve që ju bojkotoni por mirë, ne s’i lëmë institucionet në vakuum. Amo në momentin kur krijohen kushtet për zgjedhje të parakohshme, s’ka më logjik të mbahet vetëburgosuri i vetëvendosur në një godinë ku s’bëhet asnjë aktivitet”, deklaroi ai.

Lexo edhe:  Vrasja në Skënderaj, njëri nga të plagosurit është në gjendje kritike