Lëndohet një i ri në vendin e punës, futet me urgjencë në operacion

Janë të shpeshta rastet kur punëtorët fizik dërgohen në spital për trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve që marrin në vendet e tyre të punës. E një rast i tillë ka ndodhur së fundi në një restorant në Prizren.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës së Spitalit Rajonal në Prizren kanë bërë me dije se 22-vjeçari është dërguar atje me lëndime të rënda për shkak të prerjeve që kishte marrë nga një makineri për prerjen e mishit.

Për shkak të natyrës së lëndimeve, viktima është futur me urgjencë në sallën e operacionit dhe Sinjali mëson se gjendja e tij shëndetësore është stabile.

Ndërkohë lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes bashkë me Inspektoratin e Punës dhe kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Në cilësinë e të dyshuarit është intervistuar pronari i restorantit dhe me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar ‘Rrezikimi i sigurisë në vendin e punës’.

Lexo edhe:  Gjakovari ushtron dhunë psikike ndaj bashkëshortes, ajo e denoncon dhe kthehet te familja e saj