Rama: Çorbë kaq e shpifur, UÇK s’mposhtet nga padrejtësia
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u ka dal në mbrojtje edhe njëherë ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.
Rama ka thënë se akuza për trafikim organesh e ngritur nga ana e Gjykatës Speciale është një çorbë e shpifur.
“SIGURISHT QË PO! Por prapëseprapë është aq e pagëlltitshme një çorbë kaq e shpifur, kur i sheh ata që e udhëhoqën luftën çlirimtare të një populli të shtypur egërsisht, të akuzohen si kriminelë lufte nga një organ i krijuar mbi bazën e fantazive të shthurrura me trafik organesh”, ka shkruar Rama
Më tutje Rama ka thënë se UÇK-ja nuk do të mundet nga padrejtësia.
Theksojmë se sot në Hagë po vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Ish-krerët gjatë fjalës së tyre para trupit gjyqësor janë deklaruar të pafajshëm.