Rajana Podvorica e para në Kosovë për Gjuhën Angleze, përfaqëson Kosovën në Romë në garën ndërkombëtare HIPPO 2023

Rajana Podvorica, një studente e shkëlqyer e “Innovation Academy” në Vushtrri, ka bërë histori duke arritur vendin e parë në garën e Gjuhës Angleze në Kosovë. Suksesi i saj i shkëlqyeshëm i ka siguruar asaj një kualifikim të drejtpërdrejtë për finalen e madhe të garës ndërkombëtare HIPPO 2023.

Rajana, e cila është një simbol i talentit dhe përkushtimit, tani do të përfaqësojë me krenari Kosovën në qytetin e Romës në Itali.

Garat e HIPPO 2023 janë një sfidë e madhe për studentët nga e gjithë bota, dhe vetëm ata më të talentuarit arrin të kualifikohen për finalen e madhe. Rajana ka treguar një nivel të shkëlqyeshëm të njohurive të gjuhës angleze dhe aftësinë për të komunikuar në mënyrë të sigurt dhe të bindshme.

Nxënësit e “Innovation Academy” janë krenarë për të pasur një kolege të talentuar si Rajana dhe do ta mbështesin me të gjitha fuqitë në garën e madhe në Romë. Ata shpresojnë që Rajana të vazhdojë të shkëlqejë në fushën e gjuhës angleze dhe të bëhet një shembull frymëzues për të gjithë nxënësit tjerë.

Për suksesin e saj ka njoftuar edhe Innovation Academy në Vushtrri

 

Lexo edhe:  Aksident trafiku te ‘Lesna’ në Prishtinë, vetura godet këmbësorin