Rahovecasi kapet me vëllain që erdhi nga Gjermania, s’e lë të qëndrojë në sallonin e shtëpisë – u njoftua edhe policia!

Telashet në familjet kosovare shpesh herë tejkalojnë muret e shtëpisë, ku duhet të intervenojë Policia për të ndihmuar në zgjidhjen e problemit. Familjarët shpesh për arsye banale kapen mes vete dhe përfundojnë në stacion policor.

Një rast i tillë ka ndodhur dje pasdite në Rahovec, ku në një shtëpi, dy vëllezër janë zënë mes vete dhe për pak sa nuk janë rrahur.

Sinjali mëson se rastin e ka denncuar një 37-vjeçari i cili ka deklaruar se vëllai i tij që ka ardhur nga Gjermania kishte dashur që ta shfrytëzojë dhomën e ndejës, por që ai nuk e kishte lejuar këtë gjë.

Sipas tij, kjo ka bërë që mes tyre të lind mosmarrëveshja dhe të shajnë e fyejnë njëri-tjetrin. E gjithë situata për pak sa nuk doli nga kontrolli, pasi ata deshën të përlesheshin fizikisht, por që kishte ndërhyrë babai i tyre dhe i kishte ndarë.

Njësitet policore kanë intervistuar palët e përfshira në ngjarje dhe me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  E tmerrshme: Dy radiatorë i bien në trup nxënësit, dërgohet me urgjencë në spital