Ra nga një lartësi, i moshuari që humbi jetën në Suharekë varroset sot

Gazeta Sinjali raportoi mbrëmë për një rast të rëndë që ka ndodhur në familje Bytyqi në Mushtisht të Suharekës, ku familjari i tyre 71-vjeçar humbi jetën pasi dyshohet se është rrëzuar nga një pemë. Vdekja e tij është cilësuar aksidentale, teksa njoftimin për ndarjen nga jeta të Riza Bytyqit e kanë dhënë tashmë edhe të afërmit.

Nga Këshilli i fshatit kanë bërë të ditur se Bytyqi do të varroset sot, në ora 14:00, te varrezat e reja.

“Këshilli i Fshatit Mushtisht në emër të banorëve të Mushtishtit, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Bytyqi me rastin e vdekjes së familjarit të tyre të ngushtë dhe bashkëvendasit tonë të nderuar Riza (Ali) Bytyqi.

Ceremonia e varrimit është sot, me 11.12.2023 në ora 14:00, te varrezat e reja.

U prehtë në paqe shpirti i tij!”.

Edhe nga Policia Rajonale në Prizren e kanë konfirmuar rastin.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte rrëzuar nga një pemë në lartësi prej 2-3 metra dhe si pasojë ka ndërruar jetë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kompetent. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoni  varrimi.”

Lexo edhe:  45-vjeçari që u ther për vdekje në Itali, është nga fshati Vraniq i Suharekës