Qytetari tentoi ta vriste me sëpatë një person në Mitrovicë, arrestohet nga Policia

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar pasi që i njëjti kishte goditur me një sëpatë një person tjetër.

Sipas njoftimit të Policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 13:00 në fshatin Koshtovë të Mitrovicës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte goditur me një sëpatë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në tretman mjekësor dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë. Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë, një sëpatë dhe një moto-sharrë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje

Lexo edhe:  Policët shkëmbejnë puthje ‘të zjarrta’ brenda veturës zyrtare