Qytetari raporton se në oborr të shtëpisë i shpërtheu një granatë dore

Një qytetar në Gjilan ka raportuar në Polici se në oborrin e shtëpisë së tij ka shpërthyer një mjet shpërthyes që dyshohet të jetë granatë dore.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës.

Policia e Kosovës ka thënë se pos dëmeve materiale në veturën e viktimës, nuk është raportuar për të lënduar dhe rasti po hetohet.

“Gjilan  20.04.2024, 23:50. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në oborrin e shtëpisë së tij kishte shpërthyer një mjet shpërthyes i cili dyshohet të jetë granatë dore. Përveç dëmeve materiale në veturën e tij nuk raportohet për të lënduar. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet relevante policore.ar dhe nuk ka njohuri për vend ndodhjen e  tij. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

Lexo edhe:  Qytetet dhe fshatrat që do mbesin pa energji elektrike