Qytetari nga Shtimja dorëzon në polici një portofol të gjetur me para e dokumente, i kthehet pronarit

Qytetari S.Brahimi nga Shtimja, ka gjetur një portofol me dokumente dhe para në fshatin Belincë dhe e ka dorëzuar menjëherë në stacionin policor në Shtime.

“Pas verifikimit, portofoli rezultoi të ishte i qytetarit Sh.R nga Ferizaj”.

“Policia kontaktoi pronarin, i cili erdhi në stacion për ta marrë portofolin. Dokumentet dhe shuma prej 2468.40 euro, 102 dollarë, 30 franga dhe 10 paund iu kthyen atij me procesverbal”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo edhe:  “Pse po ma zë rrugën”, nxehen gjakrat mes shoferëve te rrethi i flamurit, 25-vjeçari kërkon ndihmën e Policisë