Qytetari fyen rëndë Saranda Bogujevcin, të mbijetuarën e masakrës së Podujevës

Qytetari, Pjetër Bylykbashi e ka ofenduar rëndë, deputeten e VV-së, Saranda Bogujevcin, lidhur me shtatzëninë e saj.

Saranda Bogujevci është e mbijetuara e masakrës së Podujevës në të cilën u vranë 8 anëtarë të familjes së saj.

Bogujevci e cila tani është nënkryetare e Kuvendit të Kosovës, i  ka mbijetuar 16 plumbave dhe ka humbur tetë anëtarë të familjes së saj, përfshirë nënën dhe dy vëllezërit e saj, gjatë goditjes brutale ushtarake të Serbisë ndaj shqiptarëve etnikë në vitet 1998-99.

Pjetër Bylykbashi njihet për deklarata kontroverse në publik, ani në kulmin e pandemisë me Covi-19 përhapte panik rreth virusit duke aluduar edhe se nuk po shërohej dhe se po i rikthehej virusi pak ditë pas shërimit.

Lexo edhe:  E rëndë: Gjendet i shtrirë në rrugë pa shenja jete 58-vjeçari në Malishevë, mjeku konstaton vdekjen e tij