Qytetari e shantazhon kryetarin Fadil Nura, arrestohet nga Policia – i kërkoi para për një video
Dje rreth orës 14:42 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka shantazhuar viktimën mashkull kosovar duke kërkuar para për mos publikim të një video, thotë Policia.
Por “Jepi zë” merr vesh se bëhet fjalë për kryetarin e Komunës së Skënderajt, Fadil Nura, të cilit iu kërkuan para.
Rasti është paraqitur në Polici nga një person i afërt me Nurën.
Me vendim të prokurorit, personi që shantazhoi kryetarin Nura është dërguar në mbajtje.
Lamin për arrestimin e një personi për “Jepi zë” e ka konfimuar edhe zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti.
“SHANTAZH Skenderaj / 10.01.2024 – 14:42. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka shantazhuar viktimën mashkull kosovar duke kërkuar para për mos publikim të një video. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka thënë Zahiti për Jepi zë.