Qytetari e gjen kuletën me 2 mijë euro në Prishtinë, e dorëzon në Polici
Një qytetar ka gjetur sot një kuletë me 2000 euro në kryeqytet.
Ai ka dërguar kuletën në Polici, me ç’rast Policia e ka vlerësuar si gjest.
Nhoftimi i plotë:
Sot zyrtarëve të stacionit policor Qendra, në rrugën “Tringë Ismajli”, në Prishtinë, një qytetar V.Ramadani, ju ka dorzuar një portofol (që e kishte gjetur në rrugë), ku kishte një shumë parash dhe dokumente personale.
Menjëherë është ftuar në stacion pronari i portofolit dhe konform procedurave i njëjti ka pranuar portofolin, paratë dhe dokumentet.
Duke çmuar këtë gjest human, falenderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Policinë e Kosovës.