“Qita të UÇK-së t’leshit”: Mërgimtari nga Amerika ofendon Thaçin e Haradinajn, fëmijët thotë se i ka amerikanë

Një mërgimtar nga Amerika që kishte ardhur pas shumë vitesh në Kosovë, ka eskaluar në ofendime për krerët e UÇK-së.

Ai e ka ofenduar Hashim Thaçin e Ramush Haradinaj. Edhe për kryeministrin Kurti ka thënë se duhet të shkojë në shtëpi.

“Është mëkat me taku Haradinaj. Nuk takohna me të, nën nivelin tim me u taku me mu. Jo more nuk ka kurrgjë në kry ai, jo ai, po krejt more qita të UÇK-së të leshit”, tha ky mërgimtar në një intervistë.

“Mos të merret me politikë nuk e ofendoj, jam falënderues në Ushtri. Po çfarë politike me Hashim Thaçin, çka di ai çka është politika. Në burg më doket është ai, mi hek krejt. Me Albinin në shtëpi, e me ardh ti”, tha ai.

Kur u pyet nëse ka menduar të kthehet në Kosovë, ai fëmijët e tij i quajti amerikanë.

“Unë plak me u kthy a? Fëmija janë amerikanë. Ata thonë ne jemi shqiptaro-amerikan”, tha ai.

Lexo edhe:  Mehaj: Kadetët e rinj të FSK-së realizojnë me sukses marshimin 10 kilometërsh