Qindra serbë mblidhen në Mitrovicë të Veriut, shumë prej tyre me maska

Arrestimi i udhëheqësit të grupit kriminal “Mbrojtja Civile” në veri, ka shkaktuar reagim te serbët.

Qindra sosh janë mbledhur nëpër rrugët e Mitrovicës së Veriut.

Një pjesë e madhe e tyre janë me maska, që dyshohet të jenë anëtarë të grupeve të ngjashme kriminale.

Në anën tjetër, shumë forca të Policisë janë parë të qëndrojnë në Lagjen e Boshnjakëve.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka konfirmuar se është arrestuar Milun Milenkovic i njohur me nofkën Lune.

Ky i fundit dyshohet të jetë njëri nga udhëheqësit e bandës kriminale në veri me emrin “Mbrojtja civile”.

Gjatë aksionit janë lënduar tre policë.

Lexo edhe:  Detaje të reja nga rrokullisja e autobusit me targa shqiptare në Kroaci: Një grua në gjendje kritike