Qeveria ua ndalë pagat edhe punëtorëve të komunave

Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, përveç mësimdhënësve që do të mbajnë grevën, ua ka pezulluar pagat edhe gjithë punëtorëve të komunave (shërbyesve civil).

Më tej, ky burim i ka thënë gazetës se pagesat u janë pezulluar edhe asamblistëve.

Gazeta 10 ka konfirmuar se në komunat e Prizrenit, Mitrovicës e Prishtinës, nuk janë ekzekutuar pagat.

Në lidhje me ekzekutimin e pagave, sot përmes një konference për medie është deklaruar Ministri i Ekonomisë dhe Transfereve, Hekuran Murati, i cili tha se sot është bërë ekzekutimi i pjesshëm i pagave në sektorin publik.

Lexo edhe:  Rahovecasi lejoi vajzën e mitur të shkojë në ceremoninë e fejesës të saj, por ajo s’u kthye në shtëpi – arrestohet dhëndri për dhunim