Qeveria në Big Brother Vip Albania/ Luizi: Do të ketë pasoja

Luizi i tha vajzave që ta mendojnë mirë nominimin, sepse sipas tij vendimi i tyre do ketë pasojë dhe do të ndikojë në lojë.

Vajzat nuk e kanë marrë aq shumë seriozisht sa ai, madje Nita tha se nuk është fundi i botës. Luizi nga ana tjetër, duke bërë xhiro rreth e qark pishinës, u shpreh se po mendon për kabinetin e tij qeveritar.

Luizi tha se pas ndarjes së pozicioneve, punët do ndahen në mënyrë të barabartë për të gjithë. Ai u shpreh se gjithsecili do marrë aq ushqim sa i takon dhe se do kontrollohen sirtarët për produkte, apo sende të tjera të fshehura.

Një tjetër zarf hyri në shtëpi ditën e sotme. Vëllai i Madh i dha mundësinë banorëve që ata të zgjidhnin qeverinë e Big Brother.

Ata duhet të votonin në dhomën e rrëfimit për funksionet qeveritare të përcaktuara dhe pas përfundimit të votimit, Vëllai i Madh do njoftojë secilin banor, për pozicionin përkatës si dhe etapat që ata duhen të ndjekin më pas.

Banorët duhet të kishin parasysh që të votonin dikë që do mund të zgjidhte hallet e popullit.

Ata nuk duhet të votojnë për veten e tyre.

Lexo edhe:  Vjen Zarfi i Zi në BBVA pas përballjes fizike mes Rikes dhe Eglës