Qeveria ndan 1,8 milionë euro për të blerë autoblinda për Policinë

Qeveria e Kosovës për Policinë e Kosovës, në buxhetin për vitin 2023, ka ndarë gjithsej 1,800,000 euro për blerjen e autoblindave dhe mjeteve të tjera të veçanta.

Sipas buxhetit të cilin Qeveria i ka dorëzuar Kuvendit të Kosovës, ky projekt i ri kapital, e cili parashihet të filloj qysh në muajin e parë të vitit që vjen do të zgjasë deri në dhjetor të vitit 2025.

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, ka thënë se projektligji i miratuar për Buxhetin e Kosovës për vitin 2023, parasheh buxhet në vlerë 3 miliardë e 212 milionë euro.

Sipas Kurtit, në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, Qeveria ka rritur buxhetin për blerje të armatimit modern për ushtrinë, duke shtuar edhe 300 pozita të reja për Policinë.

Lexo edhe:  Shpërndahen rreth 500 plisa falas te “Skënderbeu"