Qeveria: Koeficienti për këtë vit do të jetë 105, do të bëhet 110 në vitin 2024

Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka bërë të ditur detaje nga mbledhja e 123-të të Qeverisë.

Sipas njoftimit, pas miratimit të Ligjit të Pagave, në mbledhjen e Qeverisë sot është vendosur edhe vlera e koeficientit, duke plotësuar Ligjin për Buxhetin.

“Prej dhjetorit, kur Kuvendi miratoi Ligjin e Pagave, Ministria e Punëve të Brendshme dhe ajo e Financave, Punë dhe Transfereve, kanë bërë përllogaritjet e nevojshme, klasifikimin e plotë të pozitave sipas Ligjit të ri të Pagave të 82 mijë zyrtarëve publikë. Pas këtij procesi voluminoz dhe shumë kompleks, është mbërritur tek vlera e koeficientit për vitin 2023 dhe ai është 105. Ndërsa, në janar të vitit 2024, sipas përllogaritjeve të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, ai do të jetë 110”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Me këtë ndryshim-plotësim të Ligjit të Buxhetiti, Qeveria ka bërë të ditur se i hapet rrugë sistemit të ri të pagave në Republikën e Kosovës prej këtij muaji.

Lexo edhe:  Kosovari në Turqi: Ka filluar largimi i rrënojave me makineri të rënda, po vije erë e rëndë e kufomave