“Qentë lehin, karvani ecën”, vjen reagimi i Tahir Batatinës pas eliminimit nga Kupa e Kosovës

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka reaguar për herë të parë pas eliminimit nga Kupa e Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Batatina ka thënë se përgjegjësia është e tij për të gjitha dështimet.

Sipas tij, në vazhdim të sezonit nuk do të mungojnë sukseset, ndërsa thumboi disa nga kritikuesit e tij.

Të dielën, në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, Llapi u mposht nga Trepça’89 me rezultat 4:3.

Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi 2:2

Lexo edhe:  Moment dramatik: Gjendet i gjallë në një vend të çuditshëm personi që u shpall i zhdukur në Prishtinë