Qenka rrëzuar torta në dasmën e Engjit dhe Mërgimit, u munduan ta fshehin, por u publikohen pamjet

Një moment i pakëndshëm ndodhi në dasmën madhështore të çiftit Engji dhe Mërgim, ku torta e dasmës është rrëzuar përpara syve të të ftuarve.

Sipas pamjeve që janë publikuar së fundmi në rrjete sociale, çifti po përgatitej të presë tortën, kur papritur ajo rrëzohet, duke shkaktuar habi dhe reagime të shumta nga të pranishmit.

Megjithëse organizatorët dhe çifti duket se u përpoqën ta mbajnë momentin larg publikut, videoja e incidentit është bërë virale dhe ka nxitur komente të shumta nga ndjekësit në rrjet.

 


Kështu është raportuar nga një faqe në instagram, se a është e vërtetë ende nuk është bërë e ditur

Lexo edhe:  “Ta tregoj burrërinë”, Rikja ia plas vajit pas debatit me Meritonin