Qëlloi veten me armën e shërbimit – Çfarë komunikoi i dashuri i 21-vjeçares me policët në vendngjarje
Një ngjarje e rëndë tronditi Tiranës këtë të premte.
21-vjeçarja Aldorjana Loshi, efektive në komisariatin nr.5 në Kamëz i dha fund jetës me një plumb në gjoks me armën e shërbimit.
Dyshohet se ajo ishte e vetme në shtëpi kur i dha fund jetës jetës, ndërsa është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të hapur derën e banesës së saj.
E reja me origjinë nga Klosi i Mirditës jetonte e vetme në rrugën “Ali Demi” në Tiranë dhe prej një viti e gjysmë punonte në komisariatin nr.5 si patrullë e përgjithshme.
Policia pyeti në vendngjarje të dashurin e vajzës, si person që mund të ketë dijeni për shkaqet që e shtynë 21 vjeçaren drejt aktit ekstrem. Ai tha se nuk kishte mundur të lidhej me të në telefon.