Dalin në gjyq tri infermieret në Pejë, avokatët ankohen për kamerat

Ka nisur seanca në Gjykatën Themelore në Pejë, ndaj të akuzuarave Aurora Pelaj, Altina Rexhepi dhe Remzije Kuqi.

Mirëpo, avokatëve të tri të pandehurave u pengoi në fillim të seancës pamjet që mediat morën nga brenda sallës së gjykimit.

Avokatët u ankuan se mediat e “tepruan” pak me incizimin e klientëve të tyre.

“A ka mundësi se… Jo, jo, diçka po më duket se është e tepruar. Nuk është në rregull kjo”, ishte reagimi i avokatit mbrojtës.

Tri të akuzuarat ngarkohen për sulmin ndaj të moshuarës në strehimoren “Orenda” në Pejë.

Lexo edhe:  Therje me thikë në Prishtinë: 37-vjeçari dërgohet në QKUK, i dyshuari shpallet në kërkim