Pushuesja nga Kosova vdes në Shëngjin, nisin hetimet nga policia

Një 46-vjeçare ka ndërruar jetë në hotelin ku po qëndronte me pushime me familjen e saj në Shëngjin.

Viktima, siç raportojnë mediat atje ishte shqiptare e Kosovës ndërsa nuk dihen shkaqet e vdekjes së saj.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit rajonal të Lezhës ku do t’i nënshtrohet mjekësisë-ligjore.

Lexo edhe:  28-vjeçari nga Kosova vdes pasi e zuri rryma në Shqipëri