“Pushteti e njollosi dhe e linçoj”, Specialisti i mjekësisë largohet nga QKMF e Drenasit

Njëri prej mjekëve më të mirë në QKMF “ Dr. Hafir Shala “ Drenas, dr. Halit Bujupi, ka dhënë dorëheqje nga pozicioni i Doktorit të mjekësisë në këtë institucion, mëson Rajoni.org.

Ai kishte vazhduar avancimin profesional në fushën e mjekësisë duke fituar titullin ‘ Specialist i Mjekësisë Interne ‘ e jo vetëm kaq, por edhe shumë trajnime tjera mjekësore, njohuri të cilat dëshironte ti aplikonte ndaj qytetarëve të Drenasit, prandaj kishte bërë kërkesë në drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe në drejtorinë e QKMF – Drenas për pranimin e titullit të ri, por këto dy instanca kishin refuzuar. Kësisoj ai detyrohet të largohet nga ky institucion, pas një pune gati nëntë vjeçare. Jo vetëm kaq, por DSHMS dhe QKMF – Drenas, përmes faqës zyrtare të saj, në vend të falenderimit, kishin zgjedhur rrugën e linçimit dhe njollosjes së tij, por ata morën shumë sharje dhe ofendime nga qytetarët e Drenasit.

Siç shihet në këtë faqe, reagimi i dr. Bujupit kishte marrë më shumë pëlqime dhe komente pozitive, sesa vet faqja Komuna e Drenasit.

Rajoni raporton se dr. Bujupi kishte dhënë kontribut të madh në sektorin shëndetësor në Drenas, duke iu dal në ndihmë qytetarëve të saj në çdo kohë sidomos gjatë Pandemisë COVID 19, prandaj edhe qytetarët u shprehen falenderues dhe mirënjohës ndaj tij.

Rajoni.org mëson nga burimet e veta se edhe nje doktor tjetër i këti institucioni pritet që shumë shpejt të largohet nga ky institucion.

Lexo edhe:  Tërmeti i fuqishëm në Turqi: “Na ndihmoni për hir të Allahut”, ish-portieri legjendar Demirel bën thirrje për ndihmë mes lotëve