Punëtorja e “Viva Fresh Store” thotë se nga bojkoti po iu del afati produkteve serbe
Marketi “Viva Fresh Store” ndodhet në Veternik të Prishtinës. Gjatë vizitës jozyrtare që e ka bërë ekipi më 25 prill, shihet se një pjesë e madhe e produkteve nuk e përmbajnë flamurin e origjinës.
Kjo ndodh edhe tek produktet serbe.
Një pjesë e madhe e tyre nga ushqimet elementare e deri tek ato të luksit e kanë të vendosur vetëm çmimin.
Kur një nga punëtorët pyetet se cila nga prodhimet e konservës është e Serbisë, punëtori nuk di ta bëjë as dallimin e barkodit.
Barkodit serb 860, ai i referohet ndryshe.
“Gazetarja: Më fal a mundem me ju pyet diçka?
Punëtori: Po
Gazetarja: “Meka” oshtë e Kosovës, po jon kanë do me mish viçi të Serbisë?
Punëtori: Të Serbisë?
Gazetarja: Po. Se s’i paskan flamujt produktet, a s’po ua qitni, a çka?
Punëtori: Ja qesim po po i hekin.
Punëtorja tjetër: I kanë ndërru këto raftat, tani për qata.
Gazetarja: Aha okej. Qysh e ka Serbia këta
Punëtori: 368.
Gazetarja: 368?”
Në bisedë inkuadrohet edhe një punëtore tjetër.
Ajo hedh dritë mbi gjendjen e shitjes së prodhimeve serbe në markete.
Ajo tregon se sasitë janë duke u larguar nga raftet për shkak të skadimit të afatit nga bojkotimi i konsumatorëve.
“Punëtorja: Narazak i ki Mekën, Florenin, Italianon. Tri i ki”
Gazetarja: S’po ua shoh flamujt. Po e kom ma problem.
Punëtorja: A i kanë hek se i kanë hek raftat?
Punëtori: A muj me ditë çka po të vyn?