Punëtori rrëzohet nga një objekt në Fushë Kosovë, dërgohet në QKUK

Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore, pasi i njëjti ka rënë nga lartësia e një objekti në ndërtim.

Rasti ka ndodhur dje në Fushë Kosovë, rreth orls 13:36.

Policia bën të ditur se viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Ndërkohë, përveç njësiteve policore dhe atyre të ndihmës së shpejt, në vendin e ngjarjes kanë ddalur edhe prokurori dhe inspektori i punës.

“Lidhur me rastin janë arrestuar dy meshkuj kosovar, pronar të kompanive punë kryese dhe të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje” thuhet në raportin policor.

Lexo edhe:  Një familje gjermane shkon në xhami dhe kërkojnë të konvertohen në mysliman