Punëtori rrezikon jetën në Prishtinë, hipën mbi vinç në lartësi pa masa mbrojtëse
Një punëtor ka rrezikuar jetën e tij, duke hipur për të rregulluar një vinç në Prishtinë.
Në një video të siguruar nga Insajderi, shihet teksa një punëtor në lagjen “Arbëria”, ecën në vinçin mbi një lartësi të madhe.
Ai nuk ka asnjë masë mbrojtëse të veshur e as nuk është i lidhur.
Vlen të theksohet se në Kosovë, siguria e punëtorëve të ndërtimit vazhdon të jetë në nivel të ulët dhe shqetësues.
Për më shumë shiko videon e plotë:
VIDEO KËTU