Punëtori nga Suhareka rrëzohet nga një lartësi në vendin e punës, lëndon boshtin kurrizor

Nuk janë të rralla rastet kur punëtorët dërgohen me urgjencë në spital për shkak të lëndimeve që marrin në vendet e tyre të punës. E një rast i tillë ka ndodhur mëngjesin e sotëm.

Sinjali mëson se një 30-vjeçar ka marrë lëndime në boshtin kurrizor, pasi u rrëzua nga një lartësi teksa po punonte në një objekt ndërtimor.

Për shkak të lëndimeve, ai është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.

Ndërkohë lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes bashkë me inspektorin e punës.

Me vendim të prokurorit, është iniciuar rasti ‘Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës’.

Lexo edhe:  Arrestohet mashtruesi i cili u paraqit si “mjek sherues përmes fesë”, përfitoi 10 mijë franga nga kosovarja në Zvicër