Punëtori i Pastrimit: Përditë e lusim Zotin të mos na ndodhë diçka nga defektet e kamionit

Ilaz Rexhepi, punëtor i kompanisë “Pastrimi” ka treguar vështirësitë në mbledhjen e mbeturinave.

Ai tha në Frontal në T7 se “edhe orar nuk kemi të caktuar”.

Ilaz Rexhepi tregoi se si luten të mos iu ndodh diçka për shkak edhe të problemeve të kamionëve me të cilët i mbledhin mbeturinat.

“Dita jonë fillon tu e lutë Zotin të mos na ndodhë diçka, duke i pasë parasysh defektet e kamionit”, tha ai.

Punëtori tjetër i kësaj kompanie, Kamil Kaprani, tha se tri herë është lënduar në punë.

Lexo edhe:  Zhduket 33-vjeçarja, familja kërkon ndihmën e Policisë për ta gjetur