Punëtorët e pastrimit tregojnë për ofendimet që përjetojnë: “Erdhën bërllokgjitë”

I kontribuojnë ndershmërisht dhe esencialisht shoqërisë dhe komunitetit. Pa shërbimet e tyre jetesa do të ishte praktikisht e pamundur. Dy punëtorë të kompanisë “Pastrimi” në emisionin “Frontal” në T7 dhanë një tablo mjaft pikëlluese se si trajtohen dhe perceptohen nga të tjerët. Përjetimet e tyre s’kanë se si të mos të prekin në rrënjë të ndjenjave.

“Erdhën bërllokgjitë, ka thënë njëherë një mësuese. Ky është një ofendim. Ai fëmijë duke e dëgju këtë, edhe ai mësohet ashtu”, ka thënë ai, derisa ka vazhduar të tregojë se si është ndjerë i fyer nga komenti i mësueses.

“Unë nuk i kam sjell mbeturinat, por këtu i gjeta. Këtu nuk më shkruan askund ‘bërllok’, por ‘Pastrim’”, ka treguar ai t’i ketë thënë mësueses.

 

Lexo edhe:  Flet babai i foshnjës që u fut në lavatriçe: Hezitonin të na jepnin foshnjën, mbetjet ishin të tmerrshme - bëhet fjalë për neglizhencë të mjekëve