“Publikoje menjëherë dosjen”- Peci e akuzoi për vrasjen e një heroi, reagojnë nga kampi i Pacollit

Jetlir Zyberaj, këshilltar politik i Behgjet Pacollit, i ka bërë thirrje Faton Pecit, ministrit të Bujqësisë, ta publikojë menjëherë dosjen ku pretendonte se emri i kreut të AKR-së, figuronte në vrasjen e një nga heronjve të Kosovës.

Zyberaj me anë të një postimi në ‘Facebook’ iu ka referuar Pecit si “Gukso”, duke thënë se “janë mësuar të mbledhin vota me propagandë”.

“Ministri Peci vetëm një gjë duhet të tregojë: si po vjedh qeveria e “shpresës”, kaq. Nuk mund të ikësh nga dhënia e 200 mijë eurove për miq, shok e këshilltar, ndërsa për gratë e Krushës jo. Me nënat e Krushës abuzoni e i keqtrajtoni”, ka shkruar ai.

“Folna për temën e hajnisë me tendera një burimor, mbi 200 milion euro të popullit të shkretë. Buka e motmotit thatë që u siguru, por hajnia me grurë e zejtin nuk ndaloi hiq. Pacolli ka shpenzuar miliona për Kosovën, ndërsa ju po vidhni miliona me tenderë një-burimor nga Kosova”.

“Sa i përket kësaj dosjeje, publikoje menjëherë, sepse jeni mësuar të mblidhni vota me propagandë dhe shpifje, ju “Guksot””, përfundon shkrimi i tij.

Lexo edhe:  Pas disa muajsh, vdes edhe një kosovar nga virusi