Publikoi foto personale të një femre, arrestohet i dyshuari nga Obiliqi

Policia e Kosovës raporton se një mashkull kosovar, ka publikuar disa fotografi personale të viktimës femër kosovare.  

Me identifikimin e personit të dyshuar, policia ka arrestuar të dyshuarin nga Obiliqi i cili me urdhër të prokurorit të shteti është dërguar në mbajtje.

“Obiliq 13.01.2023 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se në rrjetet sociale ka shpërndarë fotografi komprometuese të viktimës femër kosovare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë

Lexo edhe:  Tifozat Kuq e Zi: Fqinjë kemi boll, s’kemi pse kapërcejmë Kosovën për t’i dhënë ndihmë Serbisë