Publikohet videoja që tregon se si “po e ndiqte arave” gazetarja Kurtin: Çka e pyeti?

Albin Kurti sot ka vizituar bujqit në komunën e Gjilanit.

Pas kësaj vizite Kurti, beri një postim në rrjetin social Facebook, ku tha se teksa po bisedonin me bujqit, një gazetare e ndiqte arave dhe me insistim te madh po e pyeste për Lajçakun.

‘’Teksa bisedonim me bujqit, gazetarja që na ndiqte nëpër ara po më pyeste me insistim për Lajça,kun. Unë e pyeta traktoristin për Lajçakun, por ai tundi kokën e i dha gaz traktorit’’ ka thënë Kurti.

Në videon e publikuar nga ‘’RTV Dukagjini’’, gazetarja e pyet Kurtin, se çfarë biseduat me zotërinë Lajçak.

Ndërsa Kurti, shihet i befasuar më këtë pyetje duke thënë se ‘A edhe në ara të Mireshit, Lajçaku, a po kupton. Kqyre traktoristi këtu a po kupton’’. Në prapavije ministri Peci, shihet duke qeshur më këtë përgjigje të Kurtit.

Por gazetarja ia kthen se s’po kemi ku të bëjmë pyetje.

Lexo edhe:  Ky është burri i vetëm në Big Brother sipas Edona James