Publikohet videoja e grabitjes me kallasha në EXFIS në Komoran, hajnat e “shashtrisin” punëtorin

Pompat e derivateve jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijon pasiguri dhe frikë si për qytetarët ashtu edhe për punëtorët që punojnë në këto biznese.

Një rast i tillë ka ndodhur korrikun e këtij viti, ku dy hajna të armatosur rëndwëu futën në pompën Exfis.

Sinjali mëson se hajnat e maskuar dhe të armatosur kanë arritur t’i plaçkitin rreth 13 mijë euro nga kjo pompë dhe më pas janë larguar në një drejtim të panjohur.

Siç shihet nga pamjet e publikuara nga Sinjali, grabitja u krye nën kërcënimin e një kallashnikovi, armë kjo të cilën e mbanin të dyshuarit.

Policia tashmë është njoftuar për rastin pas denoncimit të punëtorit që u përballë me hajnat dhe kanë nisur kërkimet për t’i identifikuar dhe kapur personat e dyshuar.

Lexo edhe:  Rast i rëndë për familjen Bici nga Podujeva: 50-vjeçari gjendet i shtrirë në një fushë të fshatit, ndërron jetë në spital