Graçanicë | I bëjnë policët për spital, dërgohen në burg dy kosovarë

Dy kosovarë janë arrestuar mbrëmë pasi kanë sulmuar fizikisht dy policë në Graçanicë, shkruan Insajderi.

Zyrtarët policorë kanë pranuar tretman mjekësor.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe prokurori kujdestar i cili ndaj të dyshuarve ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë dhe nën mbikëqyrjen e njësitit policor kompetent kanë pranuar tretman mjekësor“, thuhet në raportin 24 orësh.

Rasti është nën hetime.

Lexo edhe:  Konfiskohen restoranti dhe banesa e kryeterroristit Radoiçiq në Mitrovicën Veriore