Publikohet rregullorja për liberalizimin e vizave, mësohet data kur hyn në fuqi

Është publikuar sot në gazetën zyrtare të Bashkimit Evropian rregullorja e cila parasheh heqjen e regjimit të vizave për Kosovën.

Sipas nenit 2 të Rregullores, ajo hyn në fuqi më 15 maj të vitit 2023, ka bërë të ditur drejtori i Institutit Epik, Demush Shasha. Megjithatë, rregullorja parasheh që liberalizimi i vizave të ndodhë, më së largu, më 1 janar 2024.

“Sapo u publikua në gazetën zyrtare të BE-së Rregullorja 2023/850 e cila mundëson liberalizimin e vizave për Kosovën. Sipas nenit 2 të Rregullores ajo hyn në fuqi me 15 maj 2023”, ka thënë Shasha.

“Kjo do të lejoj mjaftueshëm kohë institucioneve të Kosovës të ndërmarrin fushatat e nevojshme të informimit për të drejtat dhe obligimet e qytetarëve që burojnë nga lëvizja e lirë në Zonën Shengen, por edhe do jap mjaftueshëm kohë autoriteteve kufitare të vendeve të BE-së të përgatiten për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës nga 1 janar 2024”, ka deklaruar ai.

Lexo edhe:  Pjesëtari i bandës famëkeqe serbe “Skalar” vritet para syve të gruas dhe të birit, qëllohet me tre plumba