Publikohet një video ku hoxhë Mazllami lavdëron talebanët: “Çfarë turpi paskan?”

E gjithë bota demokratike po vazhdon të dënojë pushtetin taleban në Afganistan. Por, duket se kjo nuk vlen edhe për hoxhën – tashmë të famshëm – Mazllam Mazllami.

Në një video të publikuar së fundi, hoxhë Mazllam Mazllami dëgjohet derisa vlerëson lart talebanët.

“Pse, talebani çfarë turpi paska?”, ndërhyn në një moment Mazllami.

“Kurrgjo hiç,” thonë dy prej anëtarëve të xhematit.

“Pse ka luftu me mbrojtë vatanin e vetë 40 vjet a?”, argumenton tutje hoxha.

“Ani çfarë turpi paska?”, pyet në mënyrë retorike ai.

“Fjala taleban dmth studentët, talebët. Pse po i përzini kabllat o vëllazni, o shqiptarë, o populli jem i dashur në përgjithësi”, shprehet tutje.

Lexo edhe:  Djali rrah prindërit në Podujevë, demolon shtëpinë dhe arratiset