Publikohet një fotografi e Radojiçiq me persona të tjerë të armatosur e në uniforma në Mitrovicë

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla në konferencë për media ka nxjerrë detaje të reja nga sulmi i 24 shtatorit në Banjskë.

Ai gjithashtu ka publikuar edhe një fotografi të Milan Radojiçiqit dhe terroristëve të tjerë të armatosur në sheshin “Car Llazar” të Mitrovicës së Veriut.

Fotografia është e 10 dhjetorit të vitit 2022.

Në një konfrerencë për media së bashku me kryeministrin Kurti, ministri Sveçla ka potencuar se sulmi terrorist ishte i mbështetur e përkrahur nga strukturat shtetërore serbe dhe qëllimi kryesor ishte aneksimi i veriut të Kosovës.

Sveçla ka dhënë detaje të reja lidhur me sulmin, duke publikuar edhe fotografi e fakte se si ka ndodhur e gjithë ngjarja.

Ai ka deklaruar se Policia e Kosovës ka qenë e vëzhguar nga terroristët përmes dronëve, ku ka publikuar edhe disa fotografi.

Lexo edhe:  Vogëlushi kosovar gjendet në koma prej 2 muajsh, familja kërkon ndihmë për ta dërguar në Gjermani – operacioni kushton mbi 247 mijë euro