Publikohen rezultate të reja në faqen e KQZ-së, ende nuk dihen a janë zyrtare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) duket se tashmë ka numëruar e mbi 50% të votave në vend.

Deri tani janë numëruar 50.89% e totalit të votave.

Sipas rezultateve të deritanishme, që ende nuk dihet nëse janë zyrtare – Lëvizja Vetëvendosje udhëheq me 37.50%, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 29.80%.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka arritur në 16.29%, ndërsa koalicioni AAK-Nisma ka marrë 7.92% të votave.

Lexo edhe:  Sateliti NASA-s bie sot në Tokë pas 38 vitesh në hapësirë, zonat ku pritet të bien disa copa të tij