Publikohen pamje nga ceremonia e varrimit të stilistit Festim Isufi – bashkëshortja e tij shfaqet me plag në dorë
Të shtunën, më 10 maj 2025, qyteti i Gjilanit i dha lamtumirën e fundit stilistit të njohur kosovar, Festim Isufi, i cili humbi jetën në rrethana tragjike një ditë më parë në banesën e tij në “Rrugën B” të Prishtinës.
Pamjet nga ceremonia mortore u transmetuan në kronikën e emisionit “Prive”, ku shihej një numër i madh njerëzish të mbledhur për t’i dhënë nderimet e fundit dizajnerit të ndjerë. Familjarë, miq, kolegë dhe figura publike ishin të pranishëm për të përshëndetur për herë të fundit njeriun që la gjurmë të thella në botën e modës kosovare.
Në varrim ishte e pranishme edhe bashkëshortja e tij, Rina Maloku, e cila u pa me dorën e fashuar – detaj që ngjalli vëmendje të madhe, pasi dyshohet se ajo ishte plagosur në një përplasje të mundshme mes çiftit, ngjarje që parapriu dyshimet për vetëvrasjen e stilistit.
Foto: Prive
Pjesë e ceremonisë ishte edhe modelja e njohur Agnesa Vuthaj, një ndër bashkëpunëtoret më të afërta të Festimit, e cila nuk i fshehu emocionet dhe dhimbjen për humbjen e një miku dhe kolegu të çmuar.
Ngjarja tragjike ka tronditur opinionin publik, ndërkohë që autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje të plota për motivet e incidentit. Varrosja e Festim Isufit u bë pas namazit të ikindisë në varrezat e qytetit të Gjilanit.