Publikohen pamje, momenti kur i riu në Vlorë vdes pas disa goditjeve të pandalshme në kokë

Një vdekje e rëndë ka ndodhur dje në qytetin e Vlorës, ku pas një përleshje fizike, goditjet me grushte në kokë për inxhinierin Armando Meshau ishin fatale.

Siç raportojnë mediat në Shqipëri, i dyshuar për këtë vrasje është Rei Meta.

E së fundi janë publikuar edhe pamjet nga momenti kritik, ku shihet se ka qenë inxhinieri ai që ka goditur i pari dhe më pas Meta ka gjuajtur me disa grushta në kokë viktimën.

Pas këtyre grushteve, Meshau shihet teksa bie poshtë karriges ku ishte ulur ku dhe ndërroi jetë.

Lexo edhe:  Gjykata merr vendim ndaj dy të dyshuarve për vrasjen e 18-vjeçarit nga Podujeva