Publikohen fotot/ Xhensila dhe Besi e nisin ditën në gjykatë, drejt ndarjes ligjore

Ditën e sotme, pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë u shfaqën për seancën e radhës, këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj dhe aktori Bes Kallaku, për çështjen e cila sipas burimeve ka të bëjë me përpjestimin e pasurisë.

 

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku ishin një ndër çiftet më të dashura për publikun shqiptar.

Por, këngëtarja dhe aktori i humorit, prindër të dy fëmijëve Ajka e Amen, i dhanë fund martesës së tyre disavjeçare pak pas ardhjes në jetë të djalit, duke bërë kërkesë për divorc.P

Lexo edhe:  Santiana për deklaratën e Edonës në Beograd: Jam shoku, mua s’ma ndërron prejardhjen asnjë çmim