Konfirmoi se do të hyjë në BBVA, Bardhi del me njoftim të papritur

Big Brother Vip Albania, reality show më i suksesshëm rikthehet këtë të shtunë në ekranin e Top Channel.

Ajo çka është përfolur me javë të tëra ka qenë lidhur me banorët që do të jenë pjesë e këtij reality.

Një prej banorëve që u përfol se do të jetë pjesë e BBVIP ishte dhe këngëtari Bardhi, ku ky konfirmim erdhi dhe nga vetë ai gjatë një koncerti në Tiranë, mirëpo një story e postuar prej tij ka hedhur poshtë çdo aludim.

Me një foto në Instastory, Bardhi fton të gjithë fansat e tij në një klub në Tiranë , ku përkrah story-t shkruan: “ 13 janar ju pres në Tiranë.” Datë kjo kur fillon Big Brother Albania.

Lexo edhe:  Rikthehet Nazi: "Myftiu Naim Tërnava, e din që unë jom Evlia"