Publikohen fotografitë nga lëvizja e Forcave Rezervë Britanike nëpër Kosovë
Kanali zyrtar në platformën X i Shtabit të Përhershëm të Përbashkët (PJHQ) i Mbretërisë së Bashkuar ka shpërndarë disa fotografi të mrekullueshme të lëvizjeve që Forca Rezervë Britanike po i bën nëpër Kosovë.
“Grupi i Betejës 1 Yorks ka kaluar përgjatë Korridorit VIII të korridoreve Pan-Evropiane. Ky shirit i asfaltit është i një rëndësie strategjike për Ballkanin dhe BE-në në përgjithësi. Kalimi transit i Forcave Rezervë Strategjike thekson angazhimin e NATO-s dhe Mbretërisë së Bashkuar në rajon”,shkruhet në kanalin Defence Operations në X.
Gjatë muajit shtator, në Kosovë mbërritën rreth 300 trupa shtesë rezervë britanike në kuadër të KFOR-it

